Jeta e Studimit

Hazreti Sulejman Efendiu (k.s) studimet e para i ka kryer në vitin 1902 (Rumi 1318) në Medresenë Rushdije në Silistre. Në të njëjtin vit studion në Medresenë Satirli ku mëson mësimet bazë të Arabishtes. Pastaj për të plotësuar studimet dërgohet në Stamboll nga i ati i tij në vitin 1907. Në kohën kur e dërgon për në Stamboll i ati i jep një këshillë:

“ Biri im! Nëse mëson mirë Usuli Fikhun (Metodologjinë e Jurisprodencës Islame) në fe bëhesh i fortë, nëse mësın mirë Ilmi Mantikun (shkencat llogjike) në dituri bëhesh i fortë.”

Në Stanboll Sulejman Hilmi Tunahani mori pjesë në hallkën e mësimit të Myderrizit të famshëm të asaj kohe Bafrali Ahmet Hamdi Efendiut i cili ishte nga mësuesit e Medresesë Fatih. Gjatë këtyre viteve jeton në Medresenë Hafiz Ahmet Pasha. Mësimet i ndjek në qendren e studimit të lëmive fetare në (Sahn-ı Semân) Bahr-i Sefîd. Këtë hallkë mësimi e mbaroi në vitin 1913 me rezultatin më të lartë.

Në vitin 1914(Teshrinievvel 1330) regjistrohet në Medresenë Darul Hilafetul Alije në degën e lartë. Pasi vitin e pare dhe vitin e dytë i kalon me anë të provimeve fillon direkt nga viti i tretë. Në shtator të vitit 1332 (1916) ka mbaruar shkollën. Medreseja Fatih e cila ishte katër vjeçare ku studioi klasat e treta dhe të katërta në degën e lartë më pas emri i ndërrohet në Sahn.

Në 30 Shtator 1332 (1916) është regjistruar në Medresetul Mutehassisin për të bërë specializimin (doktorraturën) në degën Tefsir dhe hadith. Në vitin 1917 Medreseja Abdul Hamidi i parë e ndodhur pranë xhamisë Javuz Sulltan Selim në lagjen Fatih merr emrin Medreseja Sulejmanije.

Pasi mbaron dy vitet e para me sukses, në vitin 1334 (1918) ai bashkë me njëzet shokë marrin titullin Shejhul Islam. Ky titull u jepet me konfitrmimin e Padishahut Mehmet Vahiduddin Hanit dhe bëhet mësues i Stambollit. Hazreti Sulejman Efendiu me 27 Maj në vitin 1335 (1919) mbaroi Medresetul Mutehassisin me gradën më të lartë i cili i del i pari në degët tefsir dhe Hadith.

Para set ë hynte në Medresenë Mutehassisin ai kishte fituar provimin me pikët më të larta për të hyrë në Medresetul Kuzat (Fakulteti i Juridikut). Ai këtë lumturi e ndan me babain e tij me anë të një letre që i dërgon, por nga Babai ai merr një telegraf të tillë:
“ Sulejman! Unë nuk të kam dërguar në Stamboll për të shkuar në xhehennem.”

Babai me anë të këtij telegrafi po i kujtonte hadithin e Pejgamberit a.s ku thotë: “ Nga tre gjykatës dy do të jenë në xhehennem.”

Sulejman Efendiu i kthen përgjigje babait të tij ku i thotë se nuk ka ndër mend të bëhet gjykatës por ka për qellim të studiojë dituritë e kohës si ato materialet dhe ato shpirtëroret. Ai bashkë me Medresenë Sulejmanije mbaron dhe shkollën për gjykatës (Medresetul Kudat) në vitin 1923 4 vite kështu merr dy tituj, mësues dhe gjykatës. Ai me këtë arrin të mësojë dituritë burimore dhe mendore të kohës.

N[ të njëjtën kohë Hazreti Sulejman Efendiu ka studiuar edhe për astronomi.

  • Tefsiri-i Sherif: 10
  • Hadithi Şerif: 10
  • Dituria e Fikhut: 9
  • Metodologjia e Fikhut: 10
  • Hilafijat (Fikhu me krahasime): 10
  • Ilmi Kelam: 10
  • Filozofi: 10
  • Ligjet dhe Jurisprodenca: 9
  • Letersia Arabe: 10
  • Gjithsej: 88

27 Maj 1335 (1919) Mësimet dhe notat e marra nga Sulejman Efendiu në vitin e Fundit të Medresesë Mutehassisin.

  • Tefsiri Sherif: 10
  • Metodologjia e Hadithit dhe transmetuesit: 10
  • Hadithi Sherif: 10
  • Tabakaki Kurra ve Müfessiret: 10
  • Risale (Doktorature): 9 + 2/7
  • Mesatarja 9 + 9/14

Gjithashtu disa nga provimet e dhena neMedresetul Kudat:

  • Jurisprodenca Romake,
  • Sakki Sher’î,
  • Ligji Tokësor i Tregëtisë,
  • Ligji Detar i Tregtisë,
  • Ligji Nderkombetar.