Veprat

Hazreti Sulejman Efendiu nuk ka botuar shumë libra. Kur e kanë pyetur përse nuk keni shkruar libra ai është përgjigjur kështu:
Kam parë shumë libra që po kalben, po hidhen në kosh, po pluhërosen nëpër rafte e këta libra janë shkruar me shumë mundime nga dijetarët nën dritën e qiriut. Në këtë kohë që medresetë janë mbyllur, shkrimi është ndryshuar, dituritë fetare janë duke u humbur unë kam vendosur që në vend që të shkruaj libra të përgatis libra të gjallë që ti lexojnë këto libra e tua mësojnë të tjerëve.

Megjithatë Sulejman Efendiu ka shkruar këto libra:

  • Kur’ân Harf ve Harekeleri (Mësimi i leximit të Kur’anit në mënyrën më të shkurtër, një libër me një metodë të re). Ky është një libër i shtypur në vitin 1958 i cili është një libër abetare për leximin e Kur’anit.nga ky libër me miliona njerëz kanë mësuar të lexojnë Kur’an dhe vazhdojnë akoma të mësojnë.
  • Risâle-i Kibrît-i Ahmer ve Risâle-i İksîr-i Ulûm ve Ma’rifet
  • Mektuplar ve Bazı Mesâil-i Mühimme

Këto dy librat e fundit flasin rreth tasavvufit dhe janë libra të cilët flasin shkurtmisht në mënyrë të përmbledhur mbi letrat e librit Mektûbât-ı İmâm-ı Rabbânî.

  • Shënime të mbajtura nga nxënësit nga mësimet e tefsirit të xhuzit të fundit.
  • Shënime të mbajtura nga nxënësit nga mësimet e tefsirit të sureve Fatiha, Mulk, Nur, Ahzab, Kijamedhe disa sure të tjera.