Pejgamberi Jonë
Prejardhja nga ana e babait e Muhammedit (s.a.v) nga vetë ai e deri tek Adnani i cili është nga fisi i Ismailit është kështu:
Hz.Muhammed, Abdull-llah, Abdulmut-talib, Hashim, Abdimenaf, Kusaj-j, Kilab, Murr-rre, Kaab, Luej, Galib, Fihr, Malik, Nadr, Kinane, Huzejme, Mudrike, ‹ljas, Mudar, Nizar, Meaad, Adnan.
Ndërsa prejardhja nga e ëma rradhitet kështu:
Hz.Muhammed, Amine, Vehb, Abdimenaf, Zuhre, Kilab.
Pejgamberi më i madh dhe më i larti se të tjerët në çdo pikëpamje padyshim që është pejgamberi ynë, Muhammed Mustafa (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem).
Pejgamberët që janë dërguar para Pejgamberit tonë (s.a.v) janë dërguar për vende të caktuara si për ndonjë qytet ose fshat. Ndërsa Pejgamberi ynë (s.a.v) është dërguar për të gjithë njerëzimin, për të gjitha krijesat dhe për të gjithë botrat.
Për të kuptuar më qartë se Pejgamberi ynë është dërguar si një mëshirë për të gjithë njerëzimin duhet që në fillim ti hedhim një sy gjendjes së botës në periudhën para se të vinte ai. Siç dihet para se Pejgamberi ynë (s.a.v) të nderonte botën me ardhjen e tij, kudo nëpër botë sundonte dhuna, turturat dhe çdo lloj padrejtësish e ngatërresash. Njerëzit e asaj kohe notonin mbi shpifje, trillime, poshtërsira etj.
Njerëzimi ishte varrosur në një shtazari të tmerrshme plotësisht i larguar nga e drejta dhe kultura njerëzore. ‹moraliteti dhe dhuna kishin zënë vend në jetën e përditshme dhe po përhapeshin pamasë.
Aq shumë kishte arritur pa drejtësia tek njerëzit sa që kush ishte i fortë dhunonte të drejtat e nderin e atij, që ishte i dobët dhe i grabiste ç’të dëshironte. Një pjesë e këtyre njerëzve fëmijët që u lindnin vajza i groposnin të gjalla ose i vrisnin ato. Imoraliteti dhe sjelljet jasht ënjerëzore kishin arritur deri në atë pikë sa që disa meshkuj merrnin një grua së bashku. Ne veçanti gruaja nuk kishte asnjë vlerë në popull. Gruan e përdornin si mall që mund të blihej me një vlerë shumë të vogël parash. Njerëzit ishin kthyer në armiq të njëri tjetrit dhe fiset ishin ndarë nga njëri-tjetri për shkak të gjakmarrjes.
Pra në një kohë të tillë ka ardhur ne këtë botë i dërguari ynë. Pejgamberi ynë (s.a.v) lindi në qytetin e Mekës në vitin 571 në natën e 12 të muajit Rebiulevvel afër mëngjesit. Pejgamberit tonë (s.a.v) mbasi kishte hyrë në moshën 40 vjeçare, para se t’i vinte shpallja i kanë ndodhur disa ngjarje të mrekullueshme. Pejgamberi (s.a.v) edhe para shpalljes ishte një shembull për njerëzimin. ‹shte person i drejtë dhe besnik me të gjithë popullin. Pejgamberi (s.a.v) ka qenë gjithmonë një shembull i gjallë i drejtësisë dhe besnikërisë, sepse ka zbatuar urdhërin: “Bëhu i drejtë siç je urdhëruar”.
Në atë kohë njerezit, megjithëse nuk i besonin njëritjetrit për asgjë, Pejgamberit (s.a.v) i besonin të gjithë për çdo gjë. Kur binin në kundërshtim me njëri-tjetrin për ndonjë gjë, të gjithë kërkonin gjykimin e Pejgamberit (s.a.v) dhe ngelnin të kënaqur nga gjykimi i tij.
Atë e pranonin edhe ata të cilët nuk e besonin dhe ishin armiq të Tij. Ata e dinin se Pejgamberi (s.a.v) qëndronte larg mendjemadhësisë dhe gënjeshtrave.
Ata e lavdëronin Pejgamberin (s.a.v) duke i parë sjelljet e pashoqe që kishte dhe i thonin Muhammedul Emin (Muhammedi besnik).
Pra Pejgamberi (s.a.v) siç e shohim ka ardhur në një kohë ku sundonte padrejtësia, dhunimi, mosbesimi etj… Pejgamberi (s.a.v) me ardhjen e Tij ka zhdukur besimet e humbura dhe i ka dhënë botës një dritë e cila e shpëtoj atë nga errësira ku ishte xhytur. Kjo dritë ishte drita e Islamit me të cilën njerëzit gjetën lumturinë e kësaj bote dhe botës së përjetëshme. Po me sjelljen e Islamit Pejgamberi (s.a.v) i’u tregoi njerëzve se si ecet në rrugën e drejtë.
Disa historianë të shquar që janë të paanshëm dhe që nuk janë Muslimanë janë detyruar të pranojnë se Pejgamberi (s.a.v) ka ardhur si shpëtimtar dhe si mëshirë për të gjithë njerëzit. Këtë e kanë pranuar pas studimeve që kanë bërë mbi biografinë e Pejgamberit (s.a.v) dhe si përfundim kanë ngelur të mahnitur nga sjelljet e tij dhe edukata tepër e lartë njerezore. Filozofi i njohur Anglez T. Karlayl ne veprën e tij shkruan: “Unë e dua Hazreti Muhammedin (s.a.v) sepse ai është shumë larg dyfytyrësisë. Në këtë botë nuk gjendet ndonjë peshore që ta peshojë Hazreti Muhammedin (s.a.v). Ai, është aq i rëndë dhe aq i madh sa që nuk mund të matet dot”.
Nëse këta njerëz që nuk janë Muslimanë e respektojnë dhe e duan Pejgamberin (s.a.v), po ne që jemi ymmeti i tij sa duhet t’a duam dhe t’a rrespektojmë atë? Duhet të mendojmë pak. Këtu të shtojmë edhe që me ardhjen e Pejgamberit (s.a.v) në këtë botë janë ngritur të gjithë ligjet e Pejgamberëve që kanë ardhur para tij.
Me shpalljen e Islamit tashmë i gjithë njerëzimi duhet t’i bindet vetëm rregullave të kësaj feje. Kjo gjë vërtetohet edhe nga ngjarja që ka ndodhur ndërmjet Pejgamberit (s.a.v) dhe Omerit (r.a). Njëherë Pejgamberi (s.a.v) kur i pa Omerit (r.a) në dorë disa fletë nga Tevrati i nevrikosur i tha: “Edhe ju po dyshoni nga Kur’ani që më është zbritur mua dhe nga pejgamberllëku im, sikur çifutët dhe të krishterët? Betohem tek All-llâhu Teâlâ se po të ishte Musai (a.s) në jetë nuk do të kishte forcë të bëntë diçka tjetër përveçse të më bindej mua. Pejgamberi (s.a.v) duke i shprehur këto fjalë nxorri në pah një të vërtetë.
Megjithëse fetë e tjera të humbura sidomos feja e krishtere propagandojnë shumë, ne duhet të dimë se as ligjet e Tevratit dhe as ligjet e Ungjillit (Biblës) nuk ekzistojnë ne këtë kohë. Në këtë kohë dhe deri në fund të kësaj bote do të ligjërojë vetëm ligji i Pejgamberit tonë (s.a.v).