Detyra dhe Shërbimet

Hazreti Sulejman Efendiu me një herë pas diplomimit në vitin 1919 me 1 Qershor 1920 fillon detyrën si mësues (Dersiam). Në vitin 1922 fillon punë si mësuesi i parë turqisht në Medresenë Dâru’l-Hilâfeti’l-Alijje në klasën Ibtidâ-i Hâriç. Pas kësaj detyre në vitin 1923 jep mësim si mësues i Arbishtes (Sarf) pastaj këthehet përsëri si mësues turqisht. Gjatë kësaj kohe me 1 Nëntor 1922 shpërbëhet Sulltanati Osman. Pastaj me 3 Mars 1924 Medresetë i bashkohen Ministrisë së Arsimit në bazë të ligjit `Akti i Bashkimit të Arsimit` pastaj hiqen fare nga arsimi.

Hazreti Sulejman Efendiu pasi klasa dhe shkolla Ibtidâ-i Hâriç ku ai kryente detyrën kthehet në (Imam Hatib) Medrese e varur nga Ministria për të ruajtur gradën Mësues (Dersiam) jep dorëheqje nga detyra në shkolla pasi mendon se kushtet dhe politika e ndjekur nga shteti nuk do jenë e mjaftueshme për mësimin e fesë në këto shkolla. Me ligjin Akti i Bashkimit të Arsimit Myderrizët (Mësuesit) ngelin jashtë organike. Hazreti Sulejman Efendiu në mbledhjen që bën Komuniteti i Myderrizëve të Stambollit ku ishin afërsisht 520 myderrizë thekson se ‘duke parë kushtet dhe politikën që po bëhet do jenë shkak për shkatërrimin e fesë’ dhe me tutje vazhdon të thotë: “ O Mësues të Islamit ju jeni garancia e këtijë vendi për të ardhmen e Islamit, nëse të gjithë ju u mësoni Islamin dy ose tre njerëzve për një apo dy breza Islami do ti zgjatet jeta në këtë vend. Nëse nuk e bëni këtë atëherë në ditën e gjykimit nuk do ti shpëtoni dot llogarsië së Allahut xh.sh.”

Ndërsa Myderrizët i thonë: Tashmë nuk ka ngelur më bukë për të ngrënë në këtë profesion, ne duhet të poresim e të shkojmë në detyrat që do na caktojë shteti. Pas kësaj Hazreti Sulkejmani u tha: Zotërinj të jesh hoxhë nuk është një profesion apo burim për tu ushqyer. Të jesh hoxhë është të jesh nëpunës i Allahut xh.sh, Pejgamberit a.s për të përhapur rrugën e bukur të Islamit.

Pas një mundimi të madh Hazreti Sulejman Efendiu ua mbush mendjen disave prej myderrizëve dhe shkruajnë një telegraf për qeverinë.
“ Ne personat e nënshkruar më poshtë duke marrë para syshë vështirësitë ekonomike të shtetit për arsye se sa ka dalur nga lufta, shprehim dëshirën dhe u tregojmë juve që ne jemi të gatshëm të vazhdojmë detyrën e mësimit të fesë pa pagesë si vullnetarë.”

Po këtij telegrafi i vjen një përgjigje e tillë:

Shteti ka vendosur ligjin `Akti i Bashkimit të Arsimit`e çdo veprim në kundërshtim më ligjin do të dënohet.

Për herë të fundit në vitin 1926 viziton fshatin e tijë Ferhatllar, pası qëndron atje 40 ditë kthehet përsëri në Turqi. Pas vitesh (1928) merr lajmin e hidhur se i kishte vdekur i atı Osman Efendiu.

Hazretı Sulejman Efendiu i tregon kështu kohët e vështira të asaj kohe kur ishte e ndaluar me ligj përhapja e Islamit fesë së lartësuar tek Allahu xh.sh:

Erdhi një një kohë që kërkova shumë nxënës ti paguaja me rrugë si deputeti vetëm për ti mësuar Islamin dhe nuk gjeta. I merrnin paratë pastaj iknin se kishin frikë. Kisha shumë frikë se këto dituri do të zhdukeshin nga faqja e dheut. Pastaj Allahu xh.sh ma mundësoi duke krijuar shkaqet dhe fillova tu mësoj Islamin. Filluam me të vjetrit pastaj filluan të vinin edhe të rinjë. Tashmë rruga ecën, kjo është një dhuratë prej Allahut xh.sh.

Në ato kohë Sulejman Efendiu për shkak se ishte gjithnjë nën ndjekjen e policisë largohet nga Stambolli dhe shkon në fshatin Kabakça të Çamllëxhas ku merr me qera një stan. Gjithashtu merr dhe filialin e një kompanie që shpërndanë vaj guri për pjesën Trakja bashkë me një ortak. Punëtorët që kishte në stan fillon ti ygjedhë dia prej tzre dhe me ta fillon të bëjë mësim. Por pas një kohë të shkurtër bie në sz të xhandarmërisë dhe largohet për në Kushjaka. Pas një kohe merr me qera një pzll për të prodhuar qzmzr por qellimi ishte që në thellësinë e pzllit të vayhdojë mësimin. Ashtu vepron.

Pas një kohe edhe këtu bie në sz të xhandarmërisë e detzrohet të largohet për në jug në vitin 1933 ku shkon në bjeshkët e maleve Toros, aty fillon të bëj punën e baxhos por qellimi ishte mësimi i fesë. Më pas mësimin e vayhdon në udhëtimet e gjata me tren ndërqytetase. Kur nuk gjente njëri për ta mësuar mësonte dy vajyat e veta ku më pas u jep dhe ixhazetin.

Në të njëjtën kohë Sulejman Efendiu vazhdonte të bënte detzrën e Hatibit nëpër xhamitë e Stambollit si në Aziz Mahmud Hudaji, Yagkapani, Softa Hatip, Uçmihrapli, Kasımpasha Xhâmi-i Kebir, Pijâlepasha, Aga Xhami, Arap Xhami, Arpaxhëllar Xhami, Asmali Mesxhid, Kësëkllë Xhami gjithashtu dhe në xhami të mëdha si Shehzadebashë, Laleli, Fatih, Sulejmanije, Sulltanahmed, Bajezid, Jenixhami.

Sulejman Efendiu bashkë me këtë shërbim bënte dhe shërbimin kryesorë që ishte mësimi i fëmijëv Islamin, këtë gjë e bënte nëpër dhomat e xhamive, hyrje pallatesh, bodrumeve nëpër shtëpi etj…

Nxënësit përbëheshin nga të vjetër e të rinjë me profesionë të ndryshme.

Sulejman Efendiu duke u bërë i ndikueshëm qoftë më vasët e tijë qoftë me vendosmërinë e tijë në besimin e Ehli Sunetit dhe Xhematit për një kohë të konsiderueshme ai filloi të respektohej e të duhej nga një pjesë e madhe e njerëzve rreth tijë. Në vitin 1950 pasi shfaqen disa mundësi për të vazhduar dhe zgjëruar shërbimin fetar më shumë si dhe me mbështetjen e disa besimtarëve të pasur Sulejman Efendiu e ygjëroi shërbimin fetar.

Sipas kësaj mundësie në vitin 1951 në Yskydar në kodrën Çamllëxha një biznesmen lëshon katin e parë të vilës së tijë, këtu për here të parë hapen Kursi i Kur`anit me 25 nxënës me fjetje. Vitet më pas e ndjekin me hapje kursesh të tjera nëpër shtëpitë përreth si dhe në një ndërtesë në krah me çilehanen e Aziz Mahmud Hudait. Në këto vende fillon hallka e mësimit. Në të njetët vite fillon të mësojë dhe myezinët dhe imamët e xhamive të ndryshme në Vefa tek xhamite Tashtekneler (Molla Husrev) në pjesën evropiane të Stambollit.

Sulejman Efendiu duke marrë para syshë kushtet e kohës mësimët që i bënin për vite me rradhë nëpër medrese fillon ti mësojë për një kohë shumë të shkurtër. Pasi bie në sy me këtë metodë që i mëson fëmijët për një kohë të shkurtër e kritikojnë dhe ai thotë:

Yotërnjë në një kohë kur umeti i Muhammedit a.s po shkon për në xhehennem si rrjedha e lumit ne akemi luksin të zgjasim mësimin për vite me rradhë? Ne nxënësve po u japipm çelësat e diturisë ata me këto çelsa do të hapin librat dhe bibliotekat.

Sulejman Efendiu fillimisht e fillonte mësimin me Kur’ani Kerim dhe Ilmihal. Pastaj nga mësimet arabisht fillonte me sarf Emthile, Bina, Maksud; në nahv me Avamil, Idh’har, Kafije, Molla Xhami, në kelam me Akaidi Nesefijje dhe Vargjet Emali; në fikh me Nurul Idhah, Kuduri, në metodologji në fikh me Muhtasaru’l-Menar; në logjikë me Isa Guxhi; në ilmi bejan dhe bedi me Librin Alaka dhe Telhisu’l-Miftah dhe Muhtasaru’l-Meani.

Ndërsa nxënësve të gradës lartë pra atyre të tekamulit u mësonte nga ilmi kelami Sherhul Akaid të Saduddin Taftazani, në fikh Durerul Hukkam të Molla Husrevit, në metodologji të fikhut librin Miratul Usul të Molla Husrevit dhe librin Mexhamiul Hakaik të Hamidiut, në logjikë librin Shemsije të Ali el-Kazviut dhe sipas kohës dhe mundësisë u mësonte Feraid, tefsir, Usulu tefsir, hadith dhe usulu hadith, pastaj u jepte ixhazetin. Përveç mësimeve fetare u jepte informacion edhe nga astronomia e mjekësia, gjithashtu i informonte rreth jetës përreth.

Nxënësit që i përgatiste i dërgonte në vende të ndryshme për të shtuar hallkat e mësimit të fesë, kështu Sulejman Efendiu e shtoi shumë numrin e hallkave të mësimit. Kryesisht nxënësit i dërgonte në Anadoll ose Trakja nëpër qytete dhe fshatra gjatë muajit të Ramazanit për të mbajtur vasë dhe për ti mësuar ata në fe.

Nga ana tjetër nxënësit i çonte në provimet zyrtare dhe shumicën e tyre i bënte myfti, imam, vaiz dhe mësues Kur’ani në Kur’an kurse. Kështu u jepte mundësinë të shërbenin. Ai nuk u mjaftonte vetëm me mësimet fetare por i mësonte dhe kulturën e të ngrënit, veshjes, uljes dhe ngritjes si dhe rreth shëndetit.

Hazreti Sulejman Efendiu gjatë kohës kur mësonte nxënësit dhe kur jepte vasë shumë herë e kanë ndjekur, e kanë dërguar në polici në drejtorinë numër një të policisëStamboll për të dhënë llogari për çfarë bënte, e mbanin në paraburgim ku e torturonin duke e lënë në dhomat ku quheshin Tabut (dhomë e vogël ku nuk levizje dot, qëndroje në këmbë gjithë kohën) këtu qëndronte në kushteshumë të vështira.

Në vitin 1956 gjatë vasës thotë: “Vëllezërit tanë nga Algjeria nuk po i ndihmojmë dot por të patken ti mbështesim me dua ata.” Për këtë thirret në polici për të dhënë llogari.

Në vitin 1957 një person bashkë me fanatikët e tijë bën një propagandë në Bursa Ullu Xhami duke pretenduar se është Mehdiu a.s. Policia këtë akuzë ia vë Sulejman Efendiut dhe për këtë e merr në polici në Kytahja për ta marrë në pyetje, në moshën 69 vjeçe e mbajnë 59 dit pastaj e nxjerrin para gjyqit. Edhe në këtë gjyq si gjyqet e tjerë del i pafajshëm sepse kupthet se është bërë një lojë ndaj tijë, nga aty del me datë 29 gusht 1957 me të drejtë garancie por më pas në 8 nëntor 1957 deli lirë.

Sulejman Efendiu gjatë jetës të cilën e ka flijuar për të përhapur Islamin dhe për të mësuar nxënësit ka patur shumë akuza, shpifje e ngacmime ngainstancat shtetërore.