Jeta

Sulejman Hilmi Tunahani kuddise sirruh ka lindur në fshatin Ferhatllar të komunës Hazergrad në zonën e Silistres e cila sot ndodhet në Bullgari, në vitin (1305 Hixhri/1304 Rumi) 1888 Miladi. Babai i tij është Hoxha Zade Osman Efendiu (1845-1928) i cili ka mbaruar studimet në Stamboll dhe më pas për vite të tëra ka kryer detyrën e Myderrizit (mësuesit) për vite me rradhë në Medresenë Satirli në Silistre dhe në Medresenë Haxhi Ahmet Pasha. Emri i nënës së tij është Hatixhe Hanëm. Ndërsa gjyshi i tij është Mahmud Efendiu i cili është i njohur me nofkën Kajmak Hafiz. Gjyshi i tij ka ndërruar jetë në një moshë afërsisht 110 vjeçe.

Kjo familje e njohur me hoxhallarët e sajë të trashëguar, mbështetet në rrënjët e Idris Beut. Idris Beu është emëruar nga Fatih Sulltan Mehmeti përgjegjës në zonën e bregut të Lumit Tuna dhe i ka dhënë motrën e vet për grua.

Hazreti Sulejman Hilmiu ka përdorur për vite me rradhë mbiemrin e babait të tijë Hoxhazade por me ardhjene ligjit të mbiemrit ka marrë mbiemrin Tunahan, dhe nga vdekja në moshë të vogël të djalit të tijë ka marrë epitetin “Ebu’l-Fâruk” dhe është bërë i njohur me të.

Babai i tij Osman Efendiu kur ishte me studime në Stamboll shikon një ëndërr të rënëdësishme që të tërhiqte vëmëndjen. Në ëndërr shikon sikur i këputet një copë drite nga trupi i tij, ngritet lart në qiell dhe shpërndahet në të gjithë botën. Ai këtë ëndërr e komenton duke thënë se nga familja e tij do të vijnë një fëmijë që do të ndriçojë gjithë botën.

Kur kthehet në Silistre martohet. Nga kjo martesë lindin Fehimi, Sulejman Hilmiu, Ibrahimi dhe Halili. Osman Efendiu e kupton se drita që ka parë në ëndërr është Sulejman Hilmiu. Ai kujdeset në mënyrë të veçantë për edukimin dhe arsimimin e Sulejman Hilmiut.